Mirësevjen në faqen e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit...


I dashur konsumator,

Jam i bindur se kur e keni klikuar kete faqe interneti besimi juaj se ankesa do te gjeje nje dore te afte per ta menaxhuar eshte i lekundur dhe jo shume i forte. Kjo vjen si rrjedhoje e risise qe fusha e mbrojtjes se konsumatorit paraqet ne shoqerine shqiptare por edhe risise qe Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit ka sjelle duke krijuar nje sistem online te menaxhimit te ankesave, ku te gjithe mund te gjejme informacionet e duhura per te drejtat e konsumatoreve dhe te ankohemi online per shkeljet, praktikat e pandershme tregtare apo abuzimet e ndryshme me te cilat mund te hasemi ne treg.

E si te gjitha iniciativat e reja, edhe kjo e jona ka nevoje per besimin tuaj, i cili ju garantoj do te menaxhohet me profesionalizem te larte nga stafi jone, ne menyre qe te rritet dhe te garantoje nje treg sa me te ndershem ku konsumatori eshte gjithnje me i vleresuari dhe siguria e tij e garantuar.

Nese per nje bisnes konsumatoret jane statistika dhe klientet jane njerez, per ne konsumatoret jane njerezit dhe ndaj tyre kemi vleresimin maksimal.

Ju siguroj qe kjo faqe dhe Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit do te jete gjate gjithe kohes ne sherbimin tuaj dhe se cdo ankese do te konsiderohet nga ne me prioritet. Gjithashtu ju ftoj te na ndihmoni me komente dhe sugjerime se si mund ta permiresojme punen tone cdo dite.

Ju faleminderit edhe nje here qe na vizituat!

Kryetari i Komisionit te Mbrojtjes se Konsumatorit


Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit(KMK) u krijua nga qeveria shqiptare në prill 2009. Ai është një organ vendim-marrës, i cili ka detyrë të zbatojë nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ne lidhje me produktet jo ushqimore dhe shërbimet. Ai gjithashtu synon të jetë një strukturë që merret në mënyrë administrative me zgjidhjet e mosmarrëveshjeve mes konsumatorëve dhe tregtareve, me qëllim që të shmanget humbja e kohës dhe shpenzimet e qytetarëve nëpër gjyqe. Faktikisht, është një lloj “gjykate administrative” me fuqi për të ndaluar shkeljet dhe për të vendosur gjoba.